E kanë pyetur Pejgamberin alejhisselam: O Resulullah, cili është muslimani më i vlefshëm? Ai është përgjigjur: "Ai, që nga gjuha dhe dora e tij janë të qetë muslimanët e tjerë"
(Buhariu)
Fjalë e urtë
Keni obligim të ecni rrugës së Kuranit dhe Sunnetit. Asnjë rob që është në këtë rrugë, kur i përmendet i Mëshirshmi e i shpëtojnë lotët nga frika e Allahut, nuk do ta prekë zjarri kurrë.