Kije frikë Allahun sa të mundesh, përmende Allahun tek çdo gurë e pemë, dhe për çdo gjynah pendohu, nëse gjynahun e ke bërë në fshehtësi, edhe pendimin bëje në fshehtësi, dhe nëse e ke bërë në publik, atëherë edhe pendimin bëje në publik.
(Taberani, Bejhekiu, Hejthemi)
Fjalë e urtë
Nuk mundem që të largohem nga ibadeti. Këto janë ditë që kalojnë shumë shpejt. Gjënë që e humb sot nuk mundesh ta gjesh nesër. Për Allahun, oj motra, do të falem derisa të mos më mbajnë pjesët e trupit tim, do të agjëroj në ditët e jetës sime dhe do të qaj sa të bartin dy sytë e mi lotë.