Pyetja:
A lejohet ndërrimi i tokës së vakufit me sipërfaqe dy dunme e më tepër (ku është filluar ndërtimi i xhamisë) me një tokë tjetër në të njejtin qytet në bazë të vendimit të ministrisë për të liruar tokën dhe për të rrënuar atë që është arritur të ndërtohet (si rezultat i presionit krishter botëror për mos dhënien e lejes të ndërtohet në atë vend xhami pasiqë ky vend është pranë një kishe më të rendësishme të krishterve) ndërsa, këtë vend duan ta bëjnë shesh të qytetit (synimi real i tyre është ta bëjnë shesh të kishës të tubohen aty të krishterët të cilët vijnë nga e gjithë bota). Muslimanët e Nasirës janë midis dy zgjidhjeve më e ëmbla është e hidhur. Ose të qëndrojnë me ngulm në këtë tokë dhe ta mbrojnë atë me çdo forcë që e posedojnë sado që kjo t’u kushtojë (arestime, presione dhe viktima) ose të pranojnë të ndrojnë tokë me tokë duke u dhënë leje për të ndërtuar xhami dhe shërbime publike tjera të gjalla të cilat ju mungojnë?!
 
Përgjigjja:
Sipas shkollës juridike hanefite lejohet që vakufi i tokës të pezullohet (të mos jetë më vakuf). D.m.th. pronari që e ka lënë ndonjë tokë vakuf ka të drejtë kur të dojë t’i jep fund atij vakufi. Pra sipas kësaj, pronarët e tokës dhe ata që janë kompetent e të autorizuar për atë interes, nëse e shohin se interesi i tyre e kërkon që të ndrojnë token e lënë për vakuf me ndonjë tokë tjetër atëherë një gjë e till mund të bëhet dhe është veprim i shëndoshë. 
 
Pyetja:
Si mendoni për disa të rinjë të cilët nuk e kryejnë namazin gjatë shërbimit ushtarak me pretekst se ata frigohen nga njerëzit dhe shqetësimet që mund t’ua shkaktojnë?
 
Përgjigjja:
Muslimani obligohet që t’i kryej namazet kudo që të jetë pastaj gjatë shërbimit ushtarak ai është më i nevojshëm të kryejë urdhërat e All-llahut. Ndalimi i ushtarëve që të mos kryejnë namazin në kazermë është krim për të cilën gjë do të merret në llogari ai që i ndalon. Të jesh i sigurtë se sistemi i shtetit (arab) dhe ligjet e saj nuk arsyetojnë një ndalesë të tillë. Por, kur sheh se dikush bën një gjë të tillë e bën atë i shtyer nga vetja e vet dhe qejfet e tija.
 
Pyetja:
Martesa është obligim dhe e drejtë e çdo muslimani. Çka thoni ju për atë që sistemi i Sirisë këtë të drejtë ua ndalon mijëra Kurdëve?
 
Përgjigjja:
Nuk është problemi te ndalimi i mijërave nga martesa. Por, problemi qëndron në atë se ju është marrë e drejta e nënshtetësisë dhe janë lënë pa mos i takuar vatanit të tyre ku janë rritur (kanë jetuar) dhe marrja e të drejtës së tyre qytetare të cilën të tjerët e gëzojnë.
Sygjeroj që disa përfaqësues të këtyre mijërave të paraqesin një kërkesë drejtuar zotri Kryetarit që t’i trajtojë në mënyrë të drejtë dhe kështu do t’na jepet mundësia edhe dikujt si mua që të kryej edhe rolin e tij në zgjidhjen e kësaj çështje.
 
Pyetja:
Punoj në tregëtinë e tekstilit kështuqë prodhimet e mia i transportoj jashta sidomos në Francë ku kam njoftuar një tregëtar me të cilin u dakorduam që prodhimet e mia t’ja transportoj atij atje. Por, pasiqë e lidhëm kontratën mësova se ai ishte çifut që jeton në Francë. Transaksioni i parë përfundoi por, tani ai më kërkon ende. Pra, a më lejohet që unë ta vazhdoj tregëtimin me të?
 
Përgjigjja:
Marrëdhëniet tregëtare lejohen të bëhen me muslimanin dhe me dike tjetër dhe feja nuk ka ndikim në marrëdhëniet e tregëtisë e të ngjajshme me të.
 
Pyetja:
Dikush është martuar me të krishtere dhe nuk e ndalon atë nga kryerja e obligimeve fetare të saja. Ndërkaq, ajo dëshiron të shkojë në kishë por, rruga deri atje nuk është e sigurtë. Pra, pyetja është se: A ka të drejtë ta ndalojë të mos shkojë atje apo të shkojë që ta mbrojë atë?
 
Përgjigjja:
I lejohet që të shkojë me te për ta mbrojtur madje një gjë e tillë preferohet nëse i mundësohet.
 
 
 
 
 
Pyetja:
Punoj si imam dhe hatib në një fshat ku të gjithë banorët e fshatit janë “selefistë” andaj, përballohem me disa probleme. Luteni që t’i përgjigjeni pyetjes sime që vijon:
Cili është mikati i vendit për atë që dëshiron të kryej edhe umren pasiqë përfundon me haxhin të llojit ifrat? Përgjigjja ime drejtuar atyre ishte se ai do të sheh kufirin më të afërt si xhamia e Aishes. Por, përgjigja ime nuk gjeti tek ata pranim edhe pse unë ju ofrova edhe sqarime të cilat mundesha t’ua ofroj. Por, ata nuk u bindën duke pretenduar se xhamia e Aishes është mikat i grave të cilave ju paraqiten menstruacionet.
 
Përgjigjja:
E gjithë bota e di që nga fillimi i epokës islame e deri tani se vendi i mikatit për umre dhe për të cilët ti je duke biseduar është vendi i Hil-lit (vendi ku haxhiu lirohet nga ihramet) më të afërt nëse nuk dëshiron të shkojë në Xha’raneh dhe për këtë gjë ka njëzëshmëri-koncenzus (ixhma’).
Pse i mba ti në qafë llomotitjet e llomotitësve: Thuaju atyre ju kështu i bindeni bid’atit tuaj i cili bie ndesh edhe me vëllezërit tuaj gjegjësisht hoxhallarët dhe të shtetit Saudit të cilët janë në medhhebin tuaj!!! 
 
Pyetja:
Si mund të shëndrohet gjendja e frikës ndaj All-llahut në shpresë të përhershme e të këndshme e dëfryese me të cilën besimtari është i rehatshëm me takimin e All-llahut Fuqiplotë?
 
Përgjigjja:
Pse dëshiron që gjendja yte të shëndrohet vëtëm në shpresë? Të dorëzohet muslimani vetëm frikës kundërshtohet me edukatën Kur’anore siç edhe dorëzimi vetëm në shpresë kundërshtohet me po këtë edukatë. Kujto fjalën e All-llahut Fuqiplotë ku thotë: “ …Ata përpiqeshin për punë të mira, na u luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj nesh.” (El-Embija’,90)
 
Pyetja:
Një vajzë e mbuluar dhe korrekte e dashuron një djalë poashtu musliman por, që nuk ju përmbahet urdhërave fetare. Ç’farë do të na këshillonit?
 
Përgjigjja:
Këshilla ime është që kjo vajzë të mos martohet përveç se me një të ri sikur ajo korrekte ndaj Fesë. ‏
 
 
Pyetja:
Jam një mjek britanez musliman, mjekoj të sëmurarit musliman dhe jomusliman:
1. A më lejohet mua që unë t’i shkruaj pacientit reçetë për ndalimin e shtatëzanis (kapsula)?
2. A më lejohet që unë të lejoj abortin edhe para 40 ditëve të fetusit?
 
Përgjigjja:
1. Po të lejohet një gjë e tillë për ata që janë burrë e grua.
2. Lejohet nëse ky abortim bëhet me pajtueshmërinë e bashkëshortëve.
 
Pyetja:
A lejohet te varet në murre portreti a vizatimi i patës në formë plastike?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet demonstrimi i ndonjë portreti (që ka formë figure, i ngurtë) të ndonjë kafshe, komplet në ndonjë vend të dukshëm e të dalluar (që bie në sy). Zgjidhja është që atë kuti ta futish brenda në ndonjë orman apo fjokë.
 
Pyetja:
1. Ç’farë mendimi keni për ata njerëz që veten e quajn musliman ndërsa i akuzojnë ata që thonë “ja rasulell-llah, o i Dërguari i All-llahut” me shirk (të përshkruarit shok All-llahut)?
2. Nëse individi nuk ndjek njërën prej katër shkollave të Ehli sunnetit a lejohet të falemi pas tij për arsye se disa dijetarë thonë se nuk lejohet të falemi pas atyre që janë bid’atçinjë?
 
Përgjigjja:
1. Ai që akuzon muslimanët për shirk është gabimtarë dhe i ngarkuar me gjynahe për një akuzë të tillë. Andaj, ti largohu atyre.
2. Po, lejohet namazi pas tyre madje bën të falemi edhe pas çdo njeriu që është i mirë apo i keq.
 
Pyetja:
Kam lexuar në një faqe islame të internetit një shkrim nga një vëlla që nuk e njoh rreth “kufrit” ku përmbajtja ishte se njeriu bën kufër vetëm me të përmendurit e fjalës së kufrit edhe pse nuk e ka për qëllim domethënien e saj. Pra, si thoni ju për këtë që thotë ai? Dhe shpresoj që të më udhëzoni për ndonjë libër tuajin që flet për këtë çështje!!
 
Përgjigjja:
Vetëm të folurit e fjalës së kufrit nuk është shkak për kufër. Referencën për këtë temë shikoje librin tim: “Kubra eljekinijat”.
 
 
Pyetja:
S është e ligjshme që unë të huazoj një shumë parashë nga banka me kamatë me qëllim që të realizoj një projekt investues pasiqë unë nuk e posedoj një shumë totale për atë projekt? E di se shumica e dijetarëve një gjë të tillë e kanë kushtëzuar me nevojën ekstreme. A nuk e shihni se në një gjë të tillë ka dobi për muslimanët gjegjësisht që të forcohen në aspektin material?
 
Përgjigjja:
Nuk lejohet të veprohet me bankën kamatore dhe kjo sipas ujdisë së të gjithë muslimanëve. Njëkohësisht, nuk lejohet të huazohet prej bankës së tillë përveç se kur ka nevojë ekstreme e ajo është kur njeriu rrezikohet nga uria, veshmbathja apo mungesa e banimit nëse nuk huazon prej asaj banke. 
 
Pyetja:
Një grua e martuar nga pakujdesia e saj me harresë, ndodhë që vajza e saj 10 vjeçare të shoh atë (nënën) duke bë mardhëniei me baskëshortin e vet. Pyes: Ç’ka duhet të bëjë? Si duhet të veprojë sidomos pasiqë ata janë njërëz që nuk kanë kulturë të mjaftueshme që të jënë të gjindshëm në këto situata?
 
Përgjigjja:
Ajo që ka ndodhë është gabim i bashkëshortëve dhe mos kujdes i tyre. Ata duhet të ruhen dhe të jenë sa më të kujdesshëm në të ardhmen dhe kështu kjo paqartësi do të përfundojë.