Mund të kesh zili në dy raste: ndaj njeriut të cilit Allahu i ka dhënë pasuri dhe atë e shpenzon në rrugë të drejtë dhe ndaj njeriut, të cilit Allahu i ka dhënë dituri, që gjykon sipas saj dhe i mëson edhe të tjerët.
(Buhariu)
Fjalë e urtë
Nuk ka ndihmëtar më të mirë se Allahu, nuk ka udhërrëfyes më të mirë se pejgamberi alejhisselam, nuk ka pasuri më të mirë se devotshmëria, dhe nuk ka punë më të mirë se durimi.