Në Xhenet ka dhoma që janë të tejdukshme; prej së jashtmi shihet brendësia, ndërsa nga brenda shihet e jashtmja. Allahu i ka përgatitur këto dhoma për ata që ushqejnë të uriturit, që agjërojnë rregullisht dhe që falin namaz nate kur të tjerët flenë.
(Taberaniu)
Fjalë e urtë
Zgjohu o njeri! Shkoi nata, erdhi dita, para vetes ke një rrugë të largët, e përgatitjet i ke të pakta. Grupet e vepërmirëve shkuan para neve, e ne kemi mbetur ende këtu.