Ai që i ka tri cilësi, e përjeton kënaqësinë e besimit (imanit): që Allahu xh.sh. dhe Pejgamberi i Tij të jenë te ai më të dashur se çdo gjë tjetër; të dojë çdokënd, por vetëm në Emër të Allahut; të urrejë kthyerjen në mosbesim (kufër), ashtu siç urren të hidhet në zjarr.
(Buhariu)
Fjalë e urtë
Nuk mundem që të largohem nga ibadeti. Këto janë ditë që kalojnë shumë shpejt. Gjënë që e humb sot nuk mundesh ta gjesh nesër. Për Allahun, oj motra, do të falem derisa të mos më mbajnë pjesët e trupit tim, do të agjëroj në ditët e jetës sime dhe do të qaj sa të bartin dy sytë e mi lotë.