Kush e përmban zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi t'ia kthejë (personit që e ka zemëruar), Allahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyritë.
(Ebu Davudi, Tirmidhiu)
Fjalë e urtë
O biri i Ademit shite këtë botë për ahiretin, do t'i fitosh të dyjat. Mos e bën të kundërtën se do t'i humbësh të dyja. Qëndrimi yt këtu është i shkurtër. Të tjerët shpejtojnë e ju, ç'presni?!
Disa ligjërata nga tema e Fikhut që na kanë munguar, tash pas gjetjes së tyre po i publikojmë me numrat rendor përkatës. Ligjëratë e mbajtur më 21.11.2006