Shejtani i mallkuar ka thënë: Nuk do të shpëtojë asnjë i pasur prej tre gjërave: Nga nxitja që ta fitojë pasurinë në haram, që mos ta shpenzojë në vendin e duhur, dhe do t'ja bëj të dashur që mos t'ja japi atij që e meriton.
(Tabarani)
Fjalë e urtë
Dhikri është shenja e një fillimi të mirë, dhe pas dhikrit nuk ka gjë më të madhe. Dhikri është një shtyllë e fortë në rrugën drejt All-llahut të Lartësuar, dhe nuk do ta arrijë askush gradën e mirësisë përveçse me vazhdimësinë e dhikrit.