Garat e para Kuranore "Mulla Mahmud Efendiu" të cilat janë mbajtur në Tetovë në natën e 27 të muajit Ramazan shpresojmë në Natën e Kadrit të vitit 1429/2008.
Në Kur’anin e Shenjtë Allahu i Madhërishëm u drejtohet si burrave ashtu edhe grave në mënyrë të barabartë. Që të dy me një adresim të denjë përkitazi me vlerat njerëzore të cilat i ndajnë ata. Siç thotë Allahu: “Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qënë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblim më të mirë për veprat e tyre!”
Kur gruaja lind, ajo nuk është në gjumë, në sytë e saj sheh vdekje, por dashuria dhe emocionet e saj gjatë lindjes së bashku me fëmijën që e nxjerr në këtë botë e largojnë atë dhimbje. Çka do të thotë se ajo për fëmijën e saj, sakrifikon edhe jetën e vet. Ajo është e krijuar e tillë, ashtu e dashur, ndërsa ti ke nevojë për të. Butësia e saj gjendet tek emocionet e saj dhe mos gabo të luash me ndjenjat e saj!
Ka thënë Allahu i Madhërishëm në Kur`anin Famëlart:" Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: "Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata"! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë."(Kur`an:2:275)
2:244 Luftoni per hir te All-llahut, e te dini se All-llahu degjon, di.
Hadith i rastit
Besimi (imani) eshte shtatedhjete e ca ose gjashtedhjete e ca dege. Me e larta eshte fjala La ilahe il-lall-llah (nuk ka zot tjeter pervec All-llahut), ndersa me e ulta eshte menjanimi i ndonje sendi nga rruga, qe i pengon kalimtaret. Edhe turpi eshte dege e imanit.