Abdurrahman Asllani

 

Çdo te martë dhe të shtunë në kohën dimërore pas orës 20:00  (UTC+01:00) apo në kohën verorë pas namazit të akshamit keni mundësi të ndiqni ligjeratat e Hoxhë Abdurrahman Asllanit të cilat mbahen në Mexhlisin ASR, apo drejtpërsëdrejti në faqen tonë të Internetit.

 

Info

Ndihmoni Fatlira Bislimit

donate.jpg

TV ASR

Çdo te martë dhe të shtunë pas namazit të akshamit keni mundësi me i ndjekur ligjeratat e Hoxhë Abdurrahman Asllanit të cilat i mban në Mexhlisin ASR apo drejtpërsëdrejti në faqen tonë të internetit.

Shkarko programin VLC player

që të keni mundësi për ta shikuar ligjeratën online në TV ASR (punon vetëm me këtë program dhe me shfletuesin e mikrosoftit "Internet Explorer" ) për shfletuesit e tjerë apo ata të cilët dëshirojnë që këtë TV ta kenë si ikonë në desktop kanë mundësi me e shkarkuar një plajlistë këtu .

Sponzoruesi i TV-ASR

Takvimi

6 Shtator 2010
27 Ramadan 1431

Imsaku 04:20
Sabahu 05:37
Lindja e Diellit 06:07
Dreka 12:35
Ikindija 16:14
Akshami 19:09
Jacija 20:36
Shkup+0 min.
Tetovë+2 min.
Gostivar+2 min.
Strugë+5 min.

Vizitorët

Kemi 5 vizitorë në linjë

Foto galeria

Biografia Email
Renditja e përdoruesit: / 8
DobëtMirë 
Dr. Buti - Biografia
E diel, 26 Prill 2009 14:47
Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Buti


U lind në vitin 1929. Shkollën e Mesme të Sheriatit e kreu në Insitutin "Et-teuxhih El-Islamiij" në Damask. Më vitin 1953 u regjistrua në Universitetin EL-Az'har në Kairo, ku mbaroi Drejtësinë Islame në vitin 1955. Në vitin vijues vazhdoi mësimet në Fakultetin Filologjik-Gjuha Arabe në Universitetin e El-Az'harit dhe diplomoi në fund të këtij viti. Në vitin 1960 emërohet asistent i Fakultetit të Sheriatit pranë Universitetin të Damaskut, me ç'rast dërgohet në Universitetin e El-Az'harit-Fakulteti i Sheriatit për të mbrojutr disertacionin e Doktoraturës në "Usuli Sheria El-Islamiije" ku dhe doktoroi në vitin 1965. Më vitin 1965 emërohet profesor në fakultetin e Sheriatit në Universitetin e Damaskut, më pas emërohet Dekan, ndërsa aktualisht është Shef i Katedrës së "Ideologjive dhe Feve" në Universitetin e Damaskut. Tani është në pension. 
 Njëherit është edhe anëtar i Akademisë Mbretërore për hulumtimin e qytetërimin islam në Aman. Është edhe anëtar i këshillit të lartë të akademisë së Oksfordit. 
 Është pjesëmarrës në shumë kongrese, seminare, simpoziume të shumta botërore, që prekin anët e ndryshme të kulturës islame në shumë vende arabo-islame, evropiane e amerikane.
 Ka shkruar një numër të veprave nga lëmi të ndryshme. Numri i të cilave arrin mbi pesëdhjetë sosh, në shkencat e Sheriatit, Filozofi, Letërsi, Qytetërim etj.
 Gati se çdo ditë ligjëron në xhamitë e Damaskut dhe xhamitë e qyteteve të Sirisë. Ligjëratat e tij i ndjekin mijëra të rinj e të reja. 
 Tani kemi të publikuar edhe një disertacion-punim doktorature dedikuar metodës së d`avetit të prof. Dr. Shejh El-Butit me titull “Metodologjia e Dr. Muhammed Seid Ramadan El-Butit në thirrjen (davetin) në rrugë të All-llahut” nga Fakulteti i Usulu ed-Din dega e davetit dhe kulturës islame të El'Az'harit, punim i Halid Abdusemi' Abdullah. 
Shejh El-Buti nuk mungon edhe në mediumet elektronike ku ka edhe faqen e vet të internetit www.bouti.com, e cila është e pasur me ligjërata, hutbe, dhe fetva, të cilat mund t'i gjeni të përkthyera në gjuhën shqipe në web faqen e Shtëpisë Botuese “ASR”: www.mexhlisi-asr.com.