
Dita e Ringjalljes dhe ora e llogarisë
Prof. Dr. Muhamed Ratib Nabulsi Falënderimi i takon Allahut, Zotit të të gjitha botëve! Salevatet dhe selamet qofshin mbi zotëriun tonë Muhamedin, mbi Familjen e tij dhe gjithë shokët e tij! O Zoti ynë, na mëso atë që kemi dobi dhe bëre që të kemi dobi prej asaj që na mëson dhe na shto diturinë, o Zoti ynë!
Allahu i Madhërishëm në shumë ajete të Kur’anit Fisnik, besimin në Ditën e Ringjalljes e ka bashkëngjitur me besimin në Allahun Një.
Kjo është nga arsyeja se të besuarit në Ditën e Ringjalljes, në jetën e amshimit është pjesë plotësuese e besimit në Allahun Një, dhe e paluhatshmërisë në rrugën drejt të mirave.
Të besuarit në ringjalljen dhe në llogarinë konsiderohet, nga faktorët më kryesor për edukimin dhe paluhatshmërinë që Allahu i Madhërishëm përmes këtij besimi edukoi robin e Tij.
Ne, nëpërmjet këtij punimi të shkurtër dëshirojmë që të shpalosim dhe të shohim se besimi në ringjalljen si ndikon në edukatën dhe etikën e besimtarit musliman. Për të parë sa më qartë këtë ndikim do të bëjmë krahasime mes atyre që besojnë në Ditën e Ringjalljes dhe atyre që nuk besojnë në këtë, sepse vetëm përmes këtyre krahasimeve mund të ndriçohet e vërteta e ndikimit, apo e mungesës së besimit në Ditën e Ringjalljes në edukatën e secilit prej tyre besimtarit dhe jobesimtarit.